Fjalimi madhështor i Albright në 20-vjetorin e Çlirimit të Kosovës: I thamë JO dëbimit të njerëzve nga shtëpitë  e tyre

Ish-sekretarja e SHBA-së, Meddelyne Albright, ka mbajtur një fjalim madhështor para të pranishmëve në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Ajo fillimisht e ka falenderuar ish-presidentin Bill Clinton, duke thënë se ndërhyrja në Kosovë, nuk do të mund të ndodhte pa lidershipin e tij.

Albright ka thënë se ata vendosen që mos të lejonin që njerëzit të dëboheshin nga shteti i tyre, prandaj edhe ndodhi bombardimi i Serbisë dhe ndalja e luftës në Kosovë.

“Dëbimit të njerëzve nga shteti i tyre, ne i thamë JO. Kjo nuk do të mund të bëhej pa lidershipin e presidentit Clinton. Andaj e falenderoj edhe këtu që kam pasur fatin të shërbej në udhëheqjen e tij”, ka thënë Albright.





Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.