Edi Rama në Divjakë, PD i pret rrugën në Rrogozhinë

Edi Rama dhe protestues të Partisë Demokratike do të kryqëzojnë rrugën pikërisht në Rrogozhinë. Kryeministri Rama do të kthehet nga Divjaka, ku bëri hapjen e fushatës elektorale në atë bashki, ndërsa PD proteston për një vendim qeverie, që lidhet me 4 kilometër bregdet.

Bëhet fjalë për këtë vijë bregdetare, e cila ishte nën juridiksionin e bashkisë së Rrogozhinës, por me një vendim qeverie të pak ditëve më parë kaloi nën varësinë e Bashkisë së Rrogozhinës.

Partia Demokratike e ka cilësuar antikushtetues këtë vendim, sepse, sipas tyre ndarja administrative bëhet me ligj dhe me shumicë të cilësuar.









Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.