Dy gëzime në një ditë, Stresi mesazh nga burgu për Bashën dhe të atin (Foto)

Kryetari i PD, Lulzim Basha feston sot 45 vjetorin e lindjes, por në të njëjtën ditë të gëzuar për të, ka festë edhe në familjen Lushaj, aty ku Saliu, që është militanti më i flaktë i selisë blu feston po ashtu ditëlindjen.

E teksa ky 12 qershor e gjen brenda qelisë, reperi problematik Stresi nuk ka harruar dy ditëlindjet, duke uruar nga burgu i Fushë Krujës, babain e tij dhe kryedemokratin Lulzim Basha.

Ai ka postuar një foto në Instagram, ku shfaqet në njërën anë i ati, Sali Lushaj, dhe në anën tjetër Lulzim Basha, duke i uruar për përvjetorin e lindjes.

Arkimed Lushaj i ka dhënë dhe një mesazh të fortë kreut të opozitës jashtëparlamentare, duke i thënë që të mos dorëzohet.





Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.