Del nga zyra e Metës aleati i Ramës: Le të shtyhen sa të duan, s’ka zgjedhje me 1 parti!

Kreu i PDS, Paskal Milo ka dalë pas rreth 20 minutash takim me Presidentin Ilir Meta në zyrën e Kreut të Shtetit, ku është diskutuar për një datë të re për zhvillimin e zgjedhjeve vendore.

Ai u ka thënë gazetarëve që prisnin me interes zhvillimet e fundit se “me Presidentin e Republikës diskutuam rreth situatës dhe zhvillimeve aktuale”.

“I shpreha shqetësimet e mia per krizën politike ku ndodhet vendi. Ndamë se bashku shqetësimin së zgjedhjet  duhet te administrohen me kujdes. Shqipëria duhet te ketë zgjedhje gjitheperfshirese. Zgjedhjet te cilat duhet te kontribuojnë në plotësimin e  standardeve dhe te kushteve  qe BE i ka vendosur Shqipërisë per te hapur negociatat. Sepse ne rast te kundërt çdo tentative per te bere zgjedhje te njëanshme do te mund te komprometonte hapjen e negociatave me be gjë qe padyshim sdo ishte mire për Shqipërinë dhe  te ardhmen europiane te saj”, tha Milo.



Sipas aleatit të kryeministrit Edi Rama, “s’ka rendësi se kur bëhen zgjedhjet, rendësi ka qe te bëhen sipas standardeve dhe te plotësojnë kriteret demokratike, duke qenë te lira dhe gjitheperfshirese”.

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.