Data e re e zgjedhjeve, Basha “udhëzon” aleatët pak orë para takimit me Metën

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur aleatët e Partisë Demokratike në selinë e PD, pak orë para takimit të tyre me Metën, për të dalë me një qëndrim për datën e zgjedhjeve.

Në orën 19:00 do të mbahet  takimi i Presidentit të Republikës Ilir Meta me partitë e qendrës së djathtë në kuadër të nisjes së konsultimeve për të vendosur një datë të re zgjedhjesh.Takimet e para do të nisen sot në orën 19:00 me krerët e partive të Grupimit të Qendrës së Djathtë.

Të shtunën e 8 qershorit Kreu i Shtetit njoftoi për anulimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, duke shfuqizuar dekretin e përcaktimit të tyre.

Ndërkohë të hënën më  10 qershor, Presidenti Meta doli para mediave duke deklaruar se vendimi ishte marrë pasi rrezikohej siguria kombëtare.

Pas zyrtarizimit të dekretit, maxhoranca deklaroi se do të niste procedurat për shkarkimin e Presidentit. PS insiston që zgjedhjet të mbahen në 30 qershor dhe për këtë ka edhe mbështetjen e SHBA-BE.

 





Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.