Balla pret delegacionin gjerman: Bundestagu mbështet hapjen e negociatave

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla deklaron se një  numër i madh deputetësh në Bundestagun gjerman mbështesin rekomandimin e Komisionit Europian për fillimin e negociatave të Shqipërisëme BE.

Deputeti socialist ka zhvilluar një takim me Delegacionin Gjerman të Grupit Parlamentar për Bashkëpunimin Gjermani-Europë Juglindore, të cilët ndodhen për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Delegacioni i deputetëve të Bundestagut përbëhej nga z. Josip Juratovic, Kryetar i Grupit dhe Anëtar i Bundestag-ut (SPD), znj. Renata Alt, Anëtare e Bundestag-ut dhe Zv/kryetare e Grupit Parlamentar (FDP), z. Hansjörg Müller, Anëtar i Bundestag-ut dhe Anëtar i Grupit Parlamentar (AfD).

“Gjatë takimit i shpreha falenderimet delegacionit të Bundestagut Gjerman për vizitën në Shqipëri si dhe vleresova rëndësinë e këtij takimi në kuadër të procesit të hapjes së negociatave me Shqiperine dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndava me kolegët e Bundestagut gjerman faktin se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Gjermanisë janë më intensive dhe pozitive se kurrë.

Javën e kaluar isha në Berlin ku u diskutua me kolegët gjermanë mbi zhvillimet në Shqipëri dhe aspiratën tonë për çeljen e negociatave. Shpreh besimin për mbështetjen e Bunstagut dhe Gjermanisë në këtë proces historik që ndodhet Shqipëria atë të hapjes së negociatave me Bashkimin Europian”, ka deklaruar Balla.

Nga ana e tij, z. Josip Juratovic shprehu falenderimet e tij për mikpritjen dhe shprehu qartë qëndrimin kompakt të Bundestagut gjerman në lidhje me ndjenjat e miqësisë dhe mbështetjes së Shqipërisë në aspiratën e saj Europiane.

Ai shprehu gjithashtu shqetësimin e tij mbi situatën e krijuar në vend dhe protestat e dhunshme të cilat po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë.
“E theksova edhe pak më parë me Kryetarin e Parlamentit, fakti që na ka mbetur vetëm një javë punime në Parlament dhe e kemi të pamundur të marrim një vendim, prandaj vendimarrja do të shtyhet për në vjeshtë”, tha Juratovic.

I garantova deputetët e Bundestagut se pasqyra më realiste e zhvillimeve në vend dhe ecurisë në kriteret kyçe të BE-së është raporti i Komisionit Europian, i cili bazohet në një metodologji të qartë vlerësimi.

Kërkesa kryesore të BE-së që ishte Reforma në Drejtësi nuk do të kishte avancuar në këto nivele pa mbështetjen e SHBA-së dhe Gjermanisë.

Lidhur me zhvillimet më të fundit politike në vend i informova deputetët e Bundestagut gjerman lidhur me tentativën e Presidentit për të penguar zgjedhjet.

“Vendimi i Presidentit Ilir Meta është një akt politik pa asnjë vlerë juridike”.

Ndërsa znj. Renata Alt, anëtare e Bundestag-ut dhe zv/kryetare e Grupit Parlamentar (FDP) shprehu shqetësimin në lidhje me ndikimin rus në Shqipëri.

Lidhur me ndikimin rus i invormova se për këtë çështje ka një hetim në SHBA dhe në Shqipëri lidhur me një financim prej 1 milion dollarë nga një kompani ofshore me pronarë dy oligarkë rusë për kreun e PD Lulezim Basha gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2017.

Ndërsa z. Hansjörg Müller, anëtar i Bundestag-ut dhe anëtar i Grupit Parlamentar (AfD) gjatë takimit ritheksoi mbështetjen kompakte të Bundestagut gjerman në tërësi për aspiratën europiane të Shqipërisë dhe u shpreh se do të raportojë në grupin e punës që trajton integrimin europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor për mbështetjen dhe përshtypjet e tij.

Interesimit të z. Müller që pse Shqiptarët janë në shumicë 94% proeuropianë, i’u përgjigja: “BE mbi të gjitha është një bashkësi vlerash, sa ekonomike dhe politike, dhe aktualisht politika e Jashtme e Shqipërisë është 100% në përputhje me Politikën e Jashtme të BE-së”.

 









Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.