Arabët shfrenojnë fantazinë, zhysin avionin në parkun gjigand nënujor (Foto)

Parku më i madh në botë nënujor është duke u ndërtuar në Lindjen e Mesme, ndërsa arabët kanë shfrenuar fantazinë duke futur një Boeing 747 nën ujë për t’i dhënë më tepër impakt projektit të tyre.

Avioni u zhyt në ujë si pjesë e parkut fantastik që po ndërtohet, ndërsa polumbarët ndihmuan në lëvizjen e tij, pasi më parë u çmontua në Gjirin Arab.

Avioni do të stacionohet në rreth 24 metra thellësi, për të lejuar zhytësit të hyjnë brenda tij.



Pikërisht ky pritet të jetë atraksioni më i madh nënujor në parkun e lojërave, që pritet të hapet në gusht.

Ekipi i zhytjes së Bahreinit ka punuar për tetë muaj me radhë për ta përgatitur atë për parkun.

Drejtuesi i projektit të zhytjes në Bahrein Hamad Al Mahmeed tha: “Çdo material i rrezikshëm është hequr, të gjitha materialet plastike janë hequr. Edhe bulonat dhe vidhat u hoqën që të mund të pastronim çdo pjesë më vaj, para se ta zhysnim”.

Ndërkohë, sa i përket parkut ai shtrihet 30km në veri të Amwaj në Bahrein. Parku i Bahreinit do të jetë më i madh se vendet e ngjashme në Queensland dhe Napoli.

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.