Analisti: Mendohem 100 herë pa e them, por do ketë përplasje në 30 qershor!

Analisti Andi Bejte nuk e shikon si të largët ditën që në vend të nisë një përplasje civile. Në ‘Byro Politike’, Bejte vlerësoi vendimin e presidentit Meta për zhdekretimin e datës së zgjedhjeve duke shtuar se situata nuk duhet të kishte shkuar deri në këtë pikë.

“Nuk kishte si t’u shikonte kështu kjo e Presidentit. Kemi një kohë politike. Nuk jemi në Amerikë që zgjedhjet janë javën e parë të Nëntorit. Mund të bëjmë një datë tjetër që është prapë brenda rregullit. Unë nuk e di, nuk jam jurist. Mund të shpallim datën tjetër, mund të shpallë javën e parë të Korrikut”, deklaroi Bejte.

Më tej, Bejtja duke parë qëndrimet e palëve politike thotë se do kemi një përplasje civile me 30 qershor, nëse mazhoranca nuk reflekton.





“Duro ta mbaroj, nuk jemi koha politike çdo katër vjet nuk është eksploruar. Nuk jam jurist. Nëse situata shkon si po shkon fjalët kanë mbaruar, fjalë nuk ka më. Do kemi një lloj përplasje civile mos e diskuto. Duket fjalë e rëndë, më vjen zor ta them, po mendohem 100 herë ta them, por tek kjo jemi dhe fjalët nuk kanë më efekt. Për këtë ditë u mundua Presidenti dhe dy njerëz që kanë dy pare në kokë që të mos vinte kjo ditë”, analizoi Bejte.





Comments are closed.