Aleatët e PD, kafe me Metën/ Përplasje në 30 qershor, nëse nuk ka marrëveshje

Takimi i Presidentit Ilir Meta me kryetarët e partive aleate të Partisë Demokratike ka zgjatur jo më shumë dhe as më pak, por vetëm 27 minuta. Kryetarët e partive të vogla respektuan Dashamir Shehun për të komunikuar me median.

Sipas Shehit, “takimi ishte miqësor, por nuk u fol për datën e zgjedhjeve, sepse nuk kishim një tagër të tillë. Kjo është vetëm e udhëheqësit Basha, por për aksionin opozitar”. Por, ajo që artikuloi qartë Shehi në emër edhe të atyre që morën pjesë në këtë takim kishte të bënte me pamundësinë e një marrëveshjeje të madhe politike.

“Nëse nuk do të ketë një marrëveshje, atëherë në 30 qershor do të ketë përplasje”- tha Shehi, teksa shtoi se situate është e rëndë dhe se aksioni opozitar nuk përfundon me caktimin e një date zgjedhjesh.



Shehi e cilësoi takimin si një hap i vogël në drejtimin e duhur, por shtoi se “data e zgjedhjeve nuk është dëshirë, por do të dalë vetvetiu nga takimet me të gjithë”.

 

 





Comments are closed.