28-vjetori i PS/ Sajmir Tahiri rikthehet me një urim të koduar për “familjen”

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar në rrjetet sociale me rastin ditëlindjes së 28-të të Partisë Socialiste.

Ai e nis urimin me një militante të PS-së dhe përmend edhe të tjerë nga ata që quhen “socialistët e thjeshtë”, duke nënvizuar se ata nuk kanë gabuar kurrë, ndërsa të tjerët, përfshirë edhe vetë atë kanë gabuar.

POSTIMI I SAIMIR TAHIRIT:



E njeh Noren, po ke shkelur te paktën një here ne pragun e PS! Te përshëndet e përqafon me dashuri, siç ka bere me mua çdo here, qe shume vjet me pare.

Socialiste e thjeshte nga ato qe opozite a pushtet qofshin te tjerët, nuk i bën asnjë dallim.

Si Nora, është Tasha, Ida, Teuta, Dhurata, Haxhiu i ndjere, e shume te tjerë qe kane qene e janë te zotet e shtëpisë ne selinë e PS, ne cdo dite e date! Bashke me mijëra njerëz te tjerë qe te PS kane pare forcën e shpirtit për te ardhmen e fëmijëve.

Ne te tjerët edhe kemi gabuar, këta jo! Kurrë!

Gëzuar për ju, e për gjithë njerëzit qe duan Shqipërinë!

#gezuar28vitePS


Comments are closed.