Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

'Nuk kisha lekë me vete', Berisha nxjerr videon: Ja si Safet Gjici flet për blerje votash

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku akuzon Safet Gjicin për blerje votash.

"Dëgjoni bisedën publike për blerje votash të Safet Gjicit, i cili thotë se këtë vit nuk do të blejmë më! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital se si mafiozi Gjici bleu mijëra e mijëra vota në Kamëz!"

Berisha ka publikuar edhe mesazhin e qytetarit dixhital

"Përshëndetje zoti Berisha! Jam një qytetar, që kam votuar për Safet Gjicin dhe kam marrë pjesë në grupin e tij zgjedhor në 2015. Para disa kohësh ke nxjerrë një video për blerjen e votave në Kamëz për zgjedhjet lokale 2015! Është ajo historia e bllokimit të kartave të identitetit të votuesve të djathtë. Janë bllokuar mbi 5 mijë karta identiteti dhe për çdo kartë janë paguar 50 mijë lekë. Ka qënë lidhje direkte me zyrën e Ministrisë së Brendshme për verifikimin e kartave me ndihmën e motrës së Taulant Ballës dhe direkt Taulant Ballën. Nëqoftëse bëhen disa verifikime shumë të vogla, do të vërtetohej shumë thjesht. Safet Gjici sot është kandidat për bashkinë Kukës. Vëllai i Safetit, Ladi, ka qënë drejtuesi kryesor dhe ideja e atij që të blejë kartat e votuesve të djathtë, që njihen në zonën e Kamzës. Të lutem verifikoi këto zoti Berisha

Respekte!"

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/354618135251187/

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore