Kush janë dy gratë që ruajnë Bill Clinton në Kosovë (Foto)

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton ka mbërritur sot në Kosovë me rastin e 20-vjetorit të përfundimit të luftës.

Clinton mbërriti në mesditë, ndërsa për momentin është akomoduar në njërin nga hotelet e Prishtinës.



Ardhja e tij në Kosovë, ka bërë që edhe gjendja e sigurisë të jetë më e lartë se zakonisht. Mirëpo, ajo që ka rënë në sy deri më tani janë edhe truprojat e ish-presidentit të SHBA-ve. Ndërkohë, mediat në Kosovë kanë publikuar edhe një detaj. Për sigurinë e ish-presidentit po kujdesen edhe dy femra.

Ato janë vëzhguar nga gazetarë të Gazetës Blic, ndërsa janë dëgjuar teksa flasin edhe gjuhën shqipe. Ato kanë përcjellë ish-presidentin që nga aeroporti “Adem Jashari” e deri në kryeqytet.

Për momentin, ato janë duke qëndruar në eskortat e Clinton në oborrin e hotelit ku edhe është vendosur.

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.