“Kur ishin zgjedhjet … në fund të prillit”, puthje dhe batuta midis Juncker dhe Ramës (Video)

Ka pasur një moment të pikant në konferencën për shtyp mes Edi Ramës dhe Jean Claude Juncker këtë të martë në Bruksel.

Presidenti i Komisionit Evropian pyeti: “Kur mbahen zgjedhjet në Shqipëri… në fund të prillit?

Menjëherë ka ndërhyrë Rama duke i thënë që “zgjedhjet mbahen në qershor”.



Juncker: Do të mbahen zgjedhjet në Shqipëri, në fund të muajit…prill?

Rama: Qershor.

Juncker: Po, domethënë, janë në muajin e fundit pas muajit të fundit…

(Gazetarët qeshin)

Juncker: Ah, po qershor, këto zgjedhje duhet të mbahen, dhe shqiptarët duhet të votojnë.

Në përfundim të konferencës mes të dyve, Rama i ka zgjatur dorën Junckerit, kurse ky i fundit i është afruar dhe e ka puthur në faqe.

ERTV Live😊: Bruksel – Konferencë e përbashkët për mediat me Presidentin e Komisionit Europian Jean-Claude Juncker 🇦🇱🇪🇺

Publiée par Edi Rama sur Mardi 11 juin 2019


Comments are closed.