Konflikti në Shqipëri/ Rama përjashton Ilir Metën nga Brukseli

Kryeministri Edi Rama preferoi të mos bënte komente për konfliktin e fundit me Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Teksa zhvilloi një konferencë për shtyp me Presidentin e Komisionit Evropian, Jean Jack Juncker, Rama tha se për këtë çështje do të fliste në Shqipëri.

“Nuk kam kohë për të folur për Presidentin e Shqipërisë. Do të kemi kohë për këtë”, tha Rama kur u pyet nga gazetarët shqiptarë në Bruksel.



Duke u ndalur tek negociatat, Rama u shpreh se ka ardhur koha që Bashkimi Evropian të njohë arritjet e Shqipërisë.

“Ka ardhur koha për Evropën që të bëjë për atë që ne presim pasi kemi bërë punën tonë dhe për të ndezur dritën e gjelbër për bisedimet që sigurisht nuk është fundi por vetëm një kapitull i ri që do të kërkojë shumë përpjekje dhe durim. Ne nuk e bëjmë këtë sepse na u kërkua nga Brukseli por për të mirën e fëmijëve tanë dhe se si vendi do të duhet të duhet dhe të jetë Shqipëria për brezat e ardhshëm.

Njëkohësisht jam shumë i lumtur që riafirmoj besnikërinë dhe miqësinë tuaj dhe gjithashtu besojmë që kur vendimi do të merret, të gjithë do të jenë në kor për t’i dhënë shqiptarëve atë që meritojnë. Zgjedhjet duhet të zhvillohen në kohë dhe askush nuk duhet t’i ndalojë”, u shpreh ai.


Comments are closed.