Ekskluzive/ Letra belge që kërkon informacion nga Lulzim Basha për “Toyota Yaris”

Autoritetet e Drejtësisë në Belgjikë kërkojnë të marrin në pyetje, nën cilësinë e dëshmitarit, kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Letërporosia ka mbërritur në zyrën e prokurorit Ened Nakuçi. Gazeta Shqip e ka siguruar letërporosinë e mbërritur nga Brukseli zyrtar.



Për Bashën janë tre pyetje që kërkojnë përgjigje të menjëhershme, të cilat kanë të bëjnë me dosjen hetimore për bllokimin e një sasie prej 3.4 milionë euro në 9 automjete “Toyota Yaris”, që u bllokuan në pikën doganore të Portit të Durrësit.

Pyetja e parë është se si u informua Basha për sasinë prej 3,4 milionë Euro? Cilat ishin informacionet ekzakte? Si dhe: Kush ia dha zotit Basha këtë informacion?

Kërkesa po trajtohet nga dy prokurorët e çështjes dhe nuk dihet se si do të veprohet pasi Lulzim Basha është pyetur nga Prokuroria e Tiranës në tetor 2018 për këtë çështje.

Nga ana tjetër Prokuroria e Krimeve të Rënda pret dy letër porosi, njëra nga Britania e Madhe, pasi një prej të dyshuarve rezulton i dënuar atje dhe tjetra nga Gjermania për mënyrën se si janë transportuar këto dy mjete drejt Shqipërisë.

Përveç kërkesës, mësohet se autoritetet belge kanë nën hetim 12 persona, të cilët janë: Elvis Vladi, Alfred Vladi, Edi Lika, Klejdi Cani, Alban Mollaymerit, Agim Ceka, Albana Vladi, Imam Imami, Alban Imami, Arianit Nimani, Drita Sopi dhe Dritan Hakaj.





Comments are closed.