Dyshoi se e tradhtonte me fotografin/I dashuri turk bën për spital modelen serbe (FOTO)

Modelja serbe Tanja Dukiç ka pësuar lëndime të rënda trupore pas sulmit fizik nga i dashuri i saj, Cagri Tortop në banesën e tyre në Stamboll.

Mediat serbe raportojnë se Tortop, producent i njohur turk kishte dyshuar se serbja po flirtonte me një fotograf gjatë një sesioni të realizuar së fundmi dhe ushtroi dhunë fizike ndaj saj.





Dukiç në një prononcim për mediat serbe ka thënë se pas lajmërimit të policisë, Tortop ka dhënë deklarata të rrejshme se lëndimet e saja ishin të vetëshkaktuara.





Comments are closed.