Plas në Angli, 6 arbitrat e njohur kapen duke u harbuar me “pjeshka” dhe alkool (Foto)

Teksa është bërë e modës që pas përfundimit të ç’do sezoni, futbollistët fillojnë pushimet duke u relaksuar nëpër plazhe ekzotike, kësaj here duket se ka ndodhur një ndryshim.

Të paktën në Angli, ata që mezi paskan pritur fundin e sezonit duket se janë arbitrat. Plot gjashtë arbitra të njohur anglezë, janë bërë bashkë dhe kanë shkuar në një ishull indonezian duke u harbuar me femra dhe alkool.

Sipas “The Sun”, Atkinson, Merriner dhe disa kolegë të tyre kanë kaluar disa ditë në ishullin Batam ku janë shfrenuar mes femrave dhe alkoolit. Çudia është se në këtë grup, vetëm i riu David Kut nuk është i martuar, ndërsa pesë të tjerët duhet të japin shpjegime para bashkëshorteve të tyre.



Gjashtë arbitrat, Atkinson, Merriner, Frend, Kut, Ist dhe Skot, janë fotografuar në një klub nate, në praninë e shumë vajzave (pjeshkave) indoneziane.

Vajzat kanë shpërndarë shumë foto dhe video në profilet e tyre në rrjetet sociale ku shihen sesi harbohen arbitrat, ndërsa shoqata e Arbitrave në Angli ka refuzuar të shprehet në lidhje me këtë ngjarje.

Kujtojmë që Martin Atkinson është arbitri i famshëm i ndeshjes së 14 tetorit në Beograd, Serbi-Shqipëri e cila u ndërpre në minutën e 41-të.




Comments are closed.