Panik në avion/Pasagjerja hap derën e emergjencës; e ngatërroi me tualetin

Avioni i “Pakistan International Airlines” ishte gati për t’u nisur nga Manchester, Britani e Madhe për në një Islamabad, të premten, por pësoi një vonesë prej shtatë orësh sipas linjës ajrore.

Kjo pasi një pasagjere në avionin e linjës Britani-Pakistan në aeroportin e Manchester shkaktoi vonesa të mëdha pasi hapi derën e daljes emergjente, ndërsa donte të shkonte në banjë.

Dyzet pasagjerë ‘u derdhën” jashtë gjatë incidentit, pasi rrëshqitësja e daljes u hap automatikisht, tha PIA në një deklaratë.



Një zëdhënës i linjës i tha CNN se pasagjerja kishte hapur derën duke menduar se ishte banja, por gjithsesi të gjithë udhëtarët qenë të sigurt.





Comments are closed.