Portugalia dhe Ronaldo shkruajnë historinë, fitojnë Ligën e Kombeve dhe një vend në Euro2020

Portugalia është skuadra e parë që siguron pjesëmarrjen në Euro 2020. Ajo është fituesja e parë në histori e trofeut të Ligës së Kombeve. Luzitanët kanë triumfuar në shtëpinë e tyre në edicionin e parë historik të këtij kompeticioni të zhvilluar në dy faza, pasi kanë mposhtur në finale Holandën me rezultatin final 1-0, me “Tulipanët” që vijojnë të dëshmohen të paaftë për të fituar finale.

Kampionët në fuqi të Europës shkruajnë historinë e këtij kompeticioni, pasi fitojnë trofeun e parë të ekzistencës së këtij turneu. Goli i vetëm në takimin drithërues të “Estadio do Dragao” u shënua nga Guedes në minutën e 60-të. Sulmuesi i Valencias mori një pasim mjaft të bukur nga Bernardo Silva dhe me një djathtë të fortë “theu” ndërhyrjen e Cillessen.


Comments are closed.