Nga muzika e jashtëligjshme te shthurja/Shkelën parimet islame, mbyllen 547 lokale

Policia iraniane ka mbyllur 547 restorante dhe kafene në Teheran për mos respektimin e “parimeve islame”, tha shefi i policisë së kryeqytetit të shtunën.

“U përballën me pronarët e restoranteve dhe kafeneve në të cilat nuk respektuan parimet islame. Gjatë këtij operacioni 547 biznese u mbyllën dhe 11 persona u arrestuan”, tha Hossein Rahimi në deklaratën në faqen e internetit të policisë.



Agjencia e lajmeve Fars tha se operacioni u krye gjatë 10 ditëve të fundit.

Shkeljet përfshinin “reklama të papërshatshme në hapësirën kibernetike, luajtja e muzikës së paligjshme dhe shthurje”, raportoi Fars.

“Vëzhgimi i parimeve islame është … një nga misionet dhe përgjegjësitë kryesore të policisë”, tha shefi i policisë.

Kreu i gjykatës udhëzuese të Teheranit, e cila merret me “krimet kulturore dhe korrupsionin social dhe moral”, u bëri thirrje qytetarëve të Teheranit që të raportojnë raste të “sjelljes së pamoralshme” duke dërguar një numër telefoni të caktuar.

“Qytetarët mund të raportojnë raste të heqjes së “hixhabit në makina”,  ose vendosjen e “fotove me përmbajtje imorale në Instagram”, tha ai.

 





Comments are closed.