Kim Jong-un e kthen gjeneralin në ushqim për piranjat

Lideri koreano-verior Kim Jong-un ka ekzektuar një prej gjeneralëve të tij duke e hedhur në një akuarium të mbushur me peshq mishngrënës të llojit piranja.

Mediat e huaja kanë raportuar se Kim Jong-Un ka urdhëruar këtë fund për gjeneralin, pasi e akuzonte se po komplotonte një goditje të papritur pas krahëve të tij.

Në  njërën prej ndërtesave presidenciale mësohet se ai ka ndërtuar një akuarium të madh ku ndodheshin me mijëra lloje piranjash të importuara nga Brazili.

Mediat e huaja kanë shkruar se fillimisht gjeneralit ju prenë gjymtyrët përpara se të hidhej në akuarium, ndërkohë që nuk dihet ende nëse ai ndërroi jetë nga plagët, mbytja apo nga peshqit mishngrënës.

Thuhet se lideri koreano-verior është frymëzuar për këtë mënyrë të eliminimit të armiqëve të tij nga filmi James Bond, i vitit 1977 ‘The Spy Who Loved Me’.

Antagonisti i Bond në këtë film i vriste kundërshtarët duke i hedhur në një akuarium të mbushur me peshkaqenë







Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.