Tensione të forta mes superfuqive, 50 metra ndajnë përplasjen Rusi-SHBA (VIDEO)

Zyrtarët ushtarakë amerikanë e rusë ngritën akuza të ndërsjellta të premten për veprime të rrezikshme pasi një luftanije amerikane dhe një shkatërrues rus iu afruan njëri-tjetrit në një distance prej rreth 50 metrash në detin e Kinës lindore.

Flota e Shteteve të Bashkuara tha se destrojeri rus vuri në rrezik sigurinë e luftanijes amerikane “Chancellorsville” dhe ekuipazhit të saj, duke e detyruar atë të bëjë një përpjekje të shpejtë e sforcuar për të shmangur një përplasje.

Autoritetet amerikane thanë gjithashtu se një helikopter po përgatitej për t’u ulur në në luftanijen amerikane “Chancellorsville”, e cila po ruante një kurs të qëndrueshëm lundrimi, kur destrojeri rus, që po lundronte pas anijes amerikane, rriti shpejtësinë duke u afruar nga 15 në 30 metra.

Zëdhënës i flotës së 7-të me bazë në Japoni Clay Doss tha se askush nuk u plagos dhe nuk se nuk ishte në dijeni për ndonjë dëmtim të anijes.

“Ne i konsiderojmë veprimet e Rusisë gjatë këtij ndërveprimi si të rrezikshme, joprofesionale dhe jo në përputhje me Rregulloren Ndërkombëtare për Parandalimin e Përplasjeve në Det” thuhej në deklaratën e Flotës së 7-të.

Nga ana tjetër ushtria ruse akuzoi luftëanijen amerikane se kishte bërë një manovër të rrezikshme duke i prerë rrugën destrojerit rus “Admiral Vinogradov”.

Në një deklaratë thuhej se anija amerikane “ndryshoi papritmas drejtimin, duke i prerë rrugën “Admiralit Vinogradov-it” duke iu afruar 50 metra larg gjë që detyroi ekuipazhin e anijes ruse të bëjë një manovër të shpejtë për të shmangur përplasjen”.

Ushtria ruse tha se marina e saj dërgoi një mesazh në radioje në shenjë proteste.







Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.