Si të shpëtoni nga zhurma dhe ndotja e kryeqytetit? Mrekullia gjendet në mes të Malit te Dajtit (Foto)

Zhurma dhe ndotja janë shndërruar në një stres të vërtetë për qytetarët e Tiranës. Por ka një vend ku mund të shpëtoni nga të gjithë këto. Vetëm pak kilometra larg qendrës së kryeqytetit ndodhet Mali i Dajtit, një bukuri përrallore, ku mund të shijoni ajrin e pastër, bimësinë, lokalet me pamje piktoreske dhe sigurisht gatimet tradicionale.

Parku Kombëtar i Dajtit është mali më i afërt me qytetin, vetëm 25 km në lindje të Tiranës. Një udhëtim atje, është një ndër aktivitetet më të preferuara turistike në Tiranë. Duhen 20 minuta me makinë nga qendra e Tiranës deri te stacioni i Teleferikut.



Ky udhëtim drejt këtij vendi magjik bëhet edhe më i lehtë nëse zgjidhni të shkoni me Teleferik. “Dajti Ekspres” ofron një udhëtim të paharruar mes maleve dhe në vetëm pak minuta, do e gjeni veten në majën e Tiranës.

“Dajti Ekspres” është një vepër tepër unikale, pasi është i pari investim i këtij lloji në fushën e turizmit, të rekreacionit, të mbrojtjes së natyrës dhe biodiversitetit.

E ndërsa udhëtoni në komoditetin maksimal që ofron teleferiku, mund të relaksoheni teksa shihni pamjet mahnitëse të një prej shumë mrekullive që ka vendi ynë. Për 13 minutash udhëtim ju mund të ngjiteni në majën e malit nga ku u ofrohet një pamje panoramike e qytetit, fshatra, pyje, bunkerë, shtëpi dhe gjithë rrethinat.

Udhëtimi mbaron sa hap e mbyll sytë dhe më pas ju do shijoni parajsën në tokë, Parkun Kombëtar të Dajtit.

Por magjia e vërtetë sapo ka nisur. Gjithë këtë mrekulli ju mund ta soditni duke provuar gatimet tradicionale që ofron restoranti “Ballkoni i Dajtit”. Ushqim i shijshëm dhe një vend me pamje mahnitëse. Kështu mund të përshkruhet vetëm me pak fjalë restoranti “Ballkoni i Dajtit”.

I gjendur mes maleve, por edhe me pamje madhështore nga Tirana, ky restorant ofron gatimet më të mira shqiptare dhe mesdhetare me një shërbim të shkëlqyer.

Ai është një vend mjaft i këndshëm dhe i rehatshëm, me hapësira të bollshme, nga ku të ofrohet një pamje e plotë e kryeqytetit. Restoranti është elegant, modern, argëtues dhe mjaft mikpritës për klientët.

Parku Kombëtar i Dajtit frekuentohet nga shumë vizitorë ditorë, ndërsa ofron mundësi akomodimi edhe për turistët e huaj. Ai është një vend perfekt për t’u relaksuar dhe për të thithur ajër të pastër dhe larg zhurmave të Tiranës.

Ky park është atraktiv gjatë gjithë stinëve, por kryesisht në verë për freskinë që ofron dhe në dimër kur mali mbulohet nga bora.

Aventurat nuk kanë fund në Dajt dhe gjithçka bëhet më e lehtë dhe e bukur nëse zgjidhni mënyrën e duhur për të udhëtuar dhe vendin e përshtatshëm për të ngrënë mirë. Ndaj nëse jeni në Tiranë, mos humbni rastin të shkoni te “Ballkoni i Dajtit”, sigurisht duke zgjedhur mënyrën më të mirë për të udhëtuar, Teleferikun.

Gazeta Shqip

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.