Shpërthen zjarri në gradaçelën 426 metër të lartë, 120 zjarrfikës për ta fikur (VIDEO)

Një kullë 426 metra e lartë, e gjendur në qendër të kryeqytetit polak Varshavë, mbrëmjen e së premtes është përfshirë nga flakët.

Sipas mediave vendase, në katër katet e sipërme ku ndodhet një hotel luksoz dhe zyra biznesi është pjesa e kullës ku ka rënë zjarri.

Qiellgërvishtësi ishte ende i papërfunduar, ndërsa ndërtimi i tij kishte nisur në vitin 2016. Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por fotot dhe videot nga vendngjarja tregojnë një “kurorë” flakësh që ndriçon vinçat e ndërtimit në krye të ndërtesës.

Zjarrfikësit janë përgjigjur menjëherë duke shkuar në vendngjarje, por flakët janë vënë nën kontroll vetëm në orët e para të së shtunës.

Përpjekja për të shuar flakën vazhdoi natën, me një total prej 120 zjarrfikësish që punuan për të shuar zjarrin.

Pas zjarrit, zjarrfikësit do të vazhdojnë të hedhin ujë dhe të monitorojnë ndërtesën për 8-12 orët e ardhshme.

E reklamuar si “ndërtesa më e përparuar e Varshavës”, kompleksi i kullës ndodhet në jug të stacionit nëntokësor të Rondo Daszynski, në kryqëzimin e dy rrugëve kryesore, Prosta dhe Towarowa, në bregun e majtë të Vistula.

Kompleksi është në ndërtim e sipër nga Grupi Ghelamco me bazë në Belgjikë që nga viti 2016. Kulla e dytë duhej të përfundonte deri në tremujorin e parë të vitit 2020.

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.