Pishinë dhe libra erotikë/ Çfarë gjeti gazetari britanik brenda vilës së Enver Hoxhës (FOTO)

Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Gazetari i “The Guardian”, Shaun Walker ka vizituar edhe vilën ku jetonte diktatori Enver Hoxha. Walker tregon disa fotografi nga brenda shtëpisë së Hoxhës të cilat i përshkruan si mjaft komode për periudhën që bëhet fjalë.

“Sot kam bërë një vizitë në vilën e Enver Hoxhës në Tiranë, ku diktatori ka jetuar nga viti 1975 deri në vdekjen e tij në vitin 1985. Vend i mrekullueshëm, edhe pse i frikshëm për tu vizituar. Është e mbyllur për publikun dhe shumë më tepër se sa ishte, kur ai vdiq”, shkruan gazetari i “The Guardian”.



Edhe pse shqiptarët nuk kishin akses në literaturën e huaj, Hoxha i dashuronte librat dhe kishte një shpërndarje vjetore të librave francezë që i vinin nga Parisi. Rafte librash kudo. Shumë prej tyre ishin titujt e tij ose literatura të tjera marksiste.

Më poshtë janë të gjitha fotot e publikuara nga gazetari. Bie në sy edhe një libër me përmbajtje erotike.


Comments are closed.