Dasma superluksoze e Ozil me Missin e Turqisë, Erdogan bekon çiftin (FOTO)

Mesfushori gjerman me origjinë turke u martua dje në një ceremoni mjaft luksoze. Ajo që ra në sy dje ishte prezenca e Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Presidenti Erdogan ishte i ftuari i nderit në dasmën e gjermanit. Madje fotot dhe videot e publikuara ne mediat sociale u bënë virale shumë shpejt në rrjet.



30-vjeçari i cili luan me Arsenal u martua me ish-miss Turqinë, Amine Gulse në një hotel luksoz në brigjet e Bosforit.

Kujtojmë që Ozil vitin e kaluar postoi një foto me presidentin Erdogan. Pas publikimit të fotos Ozil u bë objekt sulmi në Gjermani mbi racizmin.


Comments are closed.