Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

I shpëtoi goja apo...? Befason Dako: PD-LSI po hedhin baltë mbi grupet kriminale! (VIDEO)

I shpëtoi goja apo...? Befason Dako: PD-LSI po hedhin baltë mbi grupet

Ishte dukshëm i tensionuar kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako mbrëmjen e djeshme në Opinion, aq shumë sa herë pas here lëshonte gafa në tentativë për t’u mbrojtur nga përgjimet që publikoi gazeta gjermane BILD.

Por, kjo deklaratë për të cilën nuk e dimë është lapsus apo e pandërgjegjshme ishte ndoshta shumë e tepruar.

“Janë deputetët e qarkut të Durrësit që patën rezultat shumë negativ në Durrës në 2017 dhe hedhin baltë mbi grupet kriminale, për arsye të paaftësisë së tyre dhe pazotësisë për t’u organizuar”, tha Dako.

Kjo deklaratë po bën xhiron e rrjeti, pasi është shumë e çuditshme që kryetari i Bashkisë së dytë më të madhe në vend të mbrojë me zë dhe me figurë në TV se hedhin baltë mbi krimin.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore