UEFA “flet” shqip, 8 shqiptarë në Qeverinë e Futbollit

Shqipëria gjithmonë e më shumë është bërë pjesë e UEFA-s dhe kjo jo vetëm për faktin e zgjedhjes së presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka antëarë i Komitetit Ekzekutiv të qeverisë europiane të futbollit, në shkurt të këtij viti.  Në riformatimin e komisioneve të ndryshme që UEFA ka vendosur të bëjë për një afat kohor 2019-2023, FSHF është e përfaqësuar në 8 komisione të ndryshme nga disa anëtarë me poste të rëndësishme. Në komisionin “Hat Trik” Presidenti i FSHF Armand Duka është zgjedhur nënkryetar, gjithashtu postin e nënkryetarit Presidenti i Futbollit Shqiptar, e mban edhe në komisionin e Stadiumeve dhe të Sigurisë. Në komisionin juridik është zgjedhur Artan Hajdari, anëtar i Komitetit Ekzekutiv në FSHF. Në tjetër anëtar i po këtij Komiteti, Arben Dervishaj, gjithashtu përgjegjës për investimet në infrastrukturë në futbollin shqiptar është zgjedhur anëtar i Panelit të Ndërtimit dhe Menaxhimit të Stadiumeve. Në komisionin e medias anëtar është zgjedhur Gazmend Malo, shef i zyrës së marketingut në FSHF, ndërkohë që presidenti i ri i Ligës, Edvin Libohova është zgjedhur anëtar në Komitetin e Përgjegjësisë Sociale dhe Fair Play. Anëtar në panelin e Konventës së Arbitrimit është zgjedhur shefi i sektorit të gjykimit pranë FSHF Sokol Jareci, ndërsa sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku është përzgjedhur si anëtar në komitetin e Futbollit. Gjithashtu Aldi Topciu, shefi i zyrës juridike të FSHF mban statusin e oficerit të integritetit, pjesë e grupeve të punës së UEFA-s për ndeshjet e dyshuara për trukime.

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.