Përdhunim dhe sherr, dalin pamjet e Neymar nga hoteli me modelen (VIDEO)

Ashtu siç ishte paralajmëruar nga zyrtarë të lartë të Federatës Braziliane të Futbollit, nuk ka vonuar shumë dhe një video e re e skandalit të përdhunimit ku protagonist është Neymar, është publikuar.

Është televizioni brazilian “Record TV”, që ka publikuar videon, e cila gjendet edhe në dosjen e hetimit të policisë, ku Nejmar shfaqet në një dhomë hoteli (me shumë gjasë në Paris) me modelen Najila Trindade.





Siç shihet në video “El Neji” debaton ashpër me Najilan dhe më pas fillojnë edhe të godasin njëri-tjetrin me shpulla, apo mjete rrethanore aty pranë.

Babai i Neymar i shqetësuar nga përmbajtja e videos telefonoi në televizion teksa transmetohej video, dhe tha: “Mendoj se nuk kam pse të mbroj djalin tim për ndonjë gjë. Imazhet flasin vetë dhe është e qartë në video. Këto pamje do provojnë se Nejmari është ai që u sulmua. Ajo e provokoi me një sulm”.





Comments are closed.