“Në Paris vajta për seks, por ai…”, modelja rrëfen si e përdhunoi Neymar në hotel! (Video)

Ylli brazilian i futbollit Neymar e ka futur veten në telashe të mëdha, të cilat ia kanë rënduar gjendjen mendore, teksa janë kombinuar edhe me dëmtimin e rëndë që pësoi në ndeshjen e Seleçaos me Katarin.

Ai akuzohet për përdhunim nga modelja Najila Trindade, ndërsa sot “Record TV” publikoi edhe një video nga dhoma e hotelit, ku Neymar debaton dhe më pas godet me ç’të mundet bionden simpatike.





Ndërkohë, Najila ka vendosur të dalë e të flasë publikisht rreth kësaj çështje duke zbuluar detaje tronditëse në një intervistë për televizionin “SBT”.

26-vjeçarja e thotë qartë se kishte shkuar me dëshirë në Paris për të kryer marrëdhënie seksuale me Nejmarin, por ai kishte nisur ta përdhunonte.

“Fillova të flas me të si një person i zakonshëm. Mes nesh kishte tërheqje seksuale, një dëshirë edhe nga ana ime, që ishte e qartë edhe për të. Më pyeti se kur mund ta vizitoja atë, por për momentin i thashë se e kisha të pamundur, prej gjendjes financiare, si edhe prej përkushtimeve në punë. Ai më tha se do e zgjidhte këtë gjë”, shprehet modelja Trindade.

Më pas, ajo tregon edhe se si ylli i PSG-së, pasi ishin takuar në hotel, kishte filluar ta përdhunonte.

“Ai më kthehu dhe filloi aktin. I kërkova të ndalonte, por ai filloi duke më qëlluar në prapanicë. Pas këtij sulmi, erdhi edhe përdhunimi”, rrëfen ajo.





Comments are closed.