Mund të ndodhë/ Partizani, përballje pas 40 vjetësh me…

Kampionia e Skocisë, Sëlltiku, është klubi me koeficientin më të lartë në turin e parë kualifikues të Champions-it. Skocezët kanë nisur të bëjnë profilet e kundërshtarit të mundshëm të Sëlltikut dhe Partizani është njëri prej tyre nga vazoja e jo favoritëve.

Në analizën e skocezëve thuhet se Sëlltik dhe Partizani janë ndeshur vetëm një herë në Europë mes tyre, në vitin 1979. Edhe pse humbën ndeshjen e parë në Shqipëri, bardhejeshilët e përmbysën rezultatin në Skoci dhe u kualifikuan me rezultatin e përgjithshëm 4-2. Ata shkruajnë se edhe pas 40 viteve, disniveli mes dy skuadrave mbetet thuajse i njëjtë.

Në këtë analizë citohet se Partizani ka fituar vetëm 2 trofe në shekullin XXI dhe titulli i fundit, që u arrit me 11 pikë para Kukësit, vjen pas një pritjeje 26-vjeçare.



Partizani ka fituar vetëm një ndeshje nga 9 takimet e fundit të zhvilluara në Kupat e Europës. Gjithsesi, Partizani hyn te faktorët e panjohur për Sëlltikun dhe duke ditur se në Tiranë luajnë në një stadium me kapacitet 9 mijë vendesh nuk kanë pse të frikësohen.

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.