Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Më në fund marrëveshje, ja çfarë ndodh…me Realin

Eden Hazard tashmë mund të konsiderohet në çdo kuptim të fjalës, futbollisti i ri i Realit të Madridit. Pas bisedimesh të shumta, drejtuesit e Realit të Madridit dhe ata të Chelsea-t kanë arritur marrëveshjen për transferimin e yllit belg te Los Blancos. Me blerjen e Hazard, presidenti Perez ka thyer rekordin e blerjes së Gareth Bale, pasi kartoni i 28-vjeçarit pritet t’i kushtojë klubit madrilen plot 130 milionë sterlina, rreth 147 milionë euro. Hazard nga ana tjetër do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me klubin merengues nga e cila do të përfitojë 15 milionë euro në sezon, nga 10,5 që përfitonte aktualisht te Chelsea. Edhe pse kishte vetëm një vit kontratë, Blutë e Londrës kanë arritur të bëjnë një marrëveshje të shkëlqyer duke arkëtuar një mal me para. Në fakt nga 147 milionë eurot, vetëm 100 do të shkojnë direkt në arkat e Chelsea-t, pasi pjesa tjetër prej 47 milionë eurosh do të jepet në formë bonusesh por që janë lehtësisht të arritshme. Pas Luka Jovic, Los Blancos bëjnë një goditje akoma më të madhe në merkato duke paralajmëruar një verë shumë të nxehtë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore