Akademia e Shkencave ndan Çmimet Shkencore Kombëtare 2018

Në një ceremoni ku merrnin pjesë personalitete të larta të kulturës, Akademia e Shkencave ka ndarë Çmimet Shkencore Kombëtare për vitin 2018. Çmimi “Çabej” shkoi për një grup autorësh, për veprën “Historia e shqiptarëve gjatë shek.XX”.

Çmimi “Radovicka” iu akordua akademik Jani Vangjelit për veprën “Atlas i Florës së Shqipërisë”. Çmimi “Kërkuesi i ri më i suksesshëm” shkoi për prof. asoc. Belisa Muka dhe prof. asoc. Giuseppe Lepore për veprën “La necropoli meridionale di Phoinike. Le tombe ellenistiche e romane”. Çmimi i Karrierës shkoi për akademik Luan Omarin.





Comments are closed.