Vangjush Dako i kapur “mat” nga përgjimet për blerjen e votave

Gazeta gjermane BILD ka publikuar audiopërgjimet mes kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako dhe Astrit Avdylajt për blerjen e votave. Në përgjime, Astrit Abdylaj flet hapur për shitblerje votash.

Me titullin: Si e manipulon mafia elektoratin në Shqipëri, Tiede ka publikuar përgjime të reja ku edhe përmendet disa herë kryeministri Edi Rama. Në një prej përgjimeve, Astrit Abdylaj diskuton vetë me një votues për shitjen e saj.



PERGJIMI 1- ‘Je knaq me Ramën’, biseda e Avdylajt me Dakon

Astrit Avdylaj- Vangjush Dako- Vath Alla
Në atë moment Avdylaj ndodhet në Zyrën e Regjistrimit të Pronave në prezencë të drejtorit si dhe të Vath Alla i dënuar më përpara për vrasje për të përfunduar një punë që ishte lënë përgjysmë për Allën. Në këtë bisedë telefonike është e qartë lidhja e ngushtë mes të dyve.

Astrit Avdylaj ka dijeni që Vangjush Dako kishte qenë me Edi Ramën deri vonë një natë më parë. Ai i thotë Dakos të anulojë shkuarjen në Ishëm për të siguruar që puna që ai kërkon të mbyllet nga drejtori i quajtur Ani, dhe më pas Dako të takohej me të dhe me Vath Allën. Kryebashkiaku bie dakord dhe ndryshon axhendën.

Përgjimet:

Astrit Avdylaj: A të ka zënë gjumi mbrëmë se ke takuar Ramën, keni ndenjt, jeni kënaq?

Vangjush Dako: Hehehehe, ça bërë?

Astrit Avdylaj: Ça bohet?

Vangjush Dako: Mirë mirë

Astrit Avdylaj: Nga je vëllai?

Vangjush Dako: Dëgjo

Astrit Avdylaj: Hë vëlla

Vangjush Dako: Thoi byrazerit unë po iki për në Ishëm tani, tek ata çunat.

Astrit Avdylaj: Jo tashi, ta lemë një çik më vonë se tani jam me çunat unë (Vath Alla)

Vangjush Dako: Ku je ti?

Astrit Avdylaj: Këtej tek Zyra e Regjistrimit të Pronave, po pres Anin (Ani Dermishi, drejtori në Durrës). Ani do vijë të takojë ty apo…

Vangjush Dako: Alla aty janë apo..?

Astrit Avdylaj: Vatha Alla është këtu me mua, drejtpërdrejt, e kam këtu live, përballë në tavolinë, po të dëgjon tani

Vangjush Doko: Mirë takohemi në Durrësi atëherë

Astrit Avdylaj: Jo, do takohemi atje, e kemi lënë orarin atje. Do të takojmë atje nga dreka se s’bën. Ne të mbarojmë çik punë me Anin këtu. Po presim Anin se po shkon deri tek bashkia tha ai dhe po e pres këtu te Hipoteka.

Vangjush Dako: Mirë mirë

Astrit Avdylaj: Hajdë, të du fort vëllai jot

PERGJIMI 2- Shkundni votuesit e PD

Në përgjimin e mëposhtëm, Avdylaj telefonon drejtorin e ujësjellësit, Ivo Doçin për tu siguruar se ka mbledhur vota për Dakon.

Gjashtë përgjimet që pasojnë janë pjesë e një dosje zyrtare të mbikëqyrjes gjyqësore të një hetimi kriminal me numër 339/1, të zyrës së prokurorisë së antimafias sa i përke aktivitetit kriminal të një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës, të njohur si klani kriminal ‘Avdylaj’ në qytetin e Shijakut në Shqipëri.Gjatë muajve të përgjimit, ndodh që në muajt pasues në vend mbahen zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 dhe klani kriminal i Avdylajve përfshihet rëndshëm në blerjen e votave dhe intimidimin e votuesve për llogari dhe në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarët e lartë të Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama, përfshi kryebashkiakun e Durrësit, qytetit të dytë më të madh në Shqipëri,”shkruan Bild.

Në telefonatën e parë shihet se si bëhet presion për blerjen e votave të punonjësve të Ujësjellësit.

Astrit Avdylaj, kreu i klanit kriminal ‘Avdylaj’ në Shijak, telefonon Ivo Doçin, drejtor i kompanisë së ujësjellësit dhe kanalizimeve në qytetin e Durrësit dhe i kërkon që të mbledhë votuesit e opozitës së Partisë Demokratike që janë të punësuar në ndërmarrjen e Ujësjellësit dhe të Kanalizimeve, në mënyrë që Astriti të vijë dhe t’i ‘shkundë mirë’ në mënyrë që të votojnë për PS-në ose të humbin punët. Toni i nënshtruar i drejtorit të Kompanisë së Ujësjellësit dhe Kanalizimeve ndaj bosit të krimit, Astrit Avdylaj është një tregues i fuqisë që ka ai dhe se sa përgjegjës është ai për ‘përpjekjet e fushatës’,” shkruan gazeta.

Përgjimi 4 i "Bild"/ Avdylaj kërkon heqjen e gjobave:Thuaj o b**h*im po vepron gabim

Përgjimi 4 i "Bild"/ Avdylaj kërkon heqjen e gjobave:Thuaj o b**h*im po vepron gabim

Publiée par Gazeta Shqip sur Mercredi 5 juin 2019

Astrit Avdylaj: Mirëmbrëma, Astriti jam.

Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: Astrito si ja çove, si je, ça bën ti?

Astrit Avdylaj: Mirë faleminderit, ju mirë?

Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: Mirë rrofsh, ja sa erdha në shtëpi.

Astrit Avdylaj: Dëgjo tashti, unë isha një çik sot te ai në Durrës (Vangjush Dako). Jam këtu me Elton Arbanën dhe me Dor Gallarin, edhe nesër kur të kesh kohë ti, du me fol një çik, tu pa listën, ça ke aty punonjës, edhe kundra që mund ti kesh të PD-së aty, ndonjë aty te puna.

Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: E kuptoj.

Astrit Avdylaj: I du të gjithë ata emra që mund të kesh kundra.

Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: I kam nda unë, i ke të ndarë komplet.

Astrit Avdylaj: A ashtu, këtë kërkoj unë.

Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: I kam bërë para unë, kshu që i ke gati

Astrit Avdylaj: Eee ashtu. Kur të kesh kohë, se duhet me i thirr atyre që ti tundim nga një çik.

Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: E kuptoj, s’bëhet fjalë fare.

Astrit Avdylaj: O te puna, o të na japin votën, ose të ikin te shpija.

Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: As bëhet fjalë fare.

Astrit Avdylaj: Kupton?

Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: I ke të ndarë, i kam bërë gati të gjitha. Edhe kush ka hyrë në punë, edhe kush ka qenë, i kam ndarë të gjitha komplet. I kam kshu me kompjuter të punume.

Astrit Avdylaj: Ok du të mi qethësh me një fjalë edhe.. a më kupton?

Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: Patjetër. Të bëj unë telefon nesër.

Astrit Avdylaj: Mirë vëlla, natën e mirë, na fal për…

Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: Ça thu mo.. çfarë na fal, i madhe je

Astrit Avdylaj: Hajt natën e mirë vëlla.

PERGJIMI 3- Avdylaj cakton kandidatin për deputet

Në përgjimin e tretë të publikuar sot nga gazeta prestigjioze “Bild” tregohet se si Astrit Avdylaj ndikon për vendosjen e kandidatëve për deputetë në listën e PS. Në rastin konkret diskutohet për kandidatin Ilir Ndraxhi. Ai telefonon kryebashkiakun e Shijakut, Ardian Kokomanin dhe i thotë se do takohen bashkë me Dakon në kafe, për të futur në listë emrin e kandidatit Ilir Ndraxhi.

“Astrit Avdylaj, kreu i klanit kriminal ‘Avdylaj’ në Shijak i telefonon kryebashkiakut të Shijakut për të organizuar një takim me të, me Vangjush Dakon, kryebashkiak i Durrësit, dhe me një kandidat të mundshëm dhe deputetin aktual ‘Liri’ (Ilir Ndraxhi), një person që klani kriminal i Avdylajve kërkon të vendoset si kandidat i PS. Takimi organizohet për të bërë pikërisht këtë: që të finalizohet një marrëveshje që Ilir Ndraxhi do të vendoset si kandidat i PS në Durrës, për të përfaqësuar interesat e klanit kriminal Avdylaj dhe klani Avdylaj do të ofrojë mbështetje të plotë për fushatën e PS në Durrës”, shkruan Bild.

Astrit Avdylaj: Alo!

Kryebashkiaku i Shijakut: Hë mo!

Astrit Avdylaj: Si je kryetar?

Kryebashkiaku i Shijakut: Si ke qenë?

Astrit Avdylaj: Mirë faleminderit, ça po bën?

Kryebashkiaku i Shijakut: Jam akoma këtej, sa kemi mbaru dhe po hamë drekë.

Astrit Avdylaj: Të bëftë mirë! A e di pse të mora unë?

Kryebashkiaku i Shijakut: Po?

Astrit Avdylaj: Nesër kemi një takim në orën 10 të mëngjesit…alo?

Kryebashkiaku i Shijakut: Po, po, të dëgjoj, po.

Astrit Avdylaj: Unë, ti, Gjushi, Liri, vllai i Lirit dhe Jupi. Do pim një kafe nesër në Durrës në orën 10:00. Prandaj të mora sot me një fjalë.

Kryebashkiaku i Shijakut: Atëhere, nesër në 10:00 do jemi 5 minuta te Pallati i Kulturës, se ka vdek Niko Bespalla, ish-futbollisti jonë, shijaksi jonë. Është ceremonia te Pallati i Kulturës dhe takohemi atje.

Astrit Avdylaj: Do takohemi në një kafe, do sjell Paparitin, që të jemi nesër që…më kupton?

Kryebashkiaku u Shijakut: Pa merak pa merak.

Astrit Avdylaj: Se erdhën sot ato, po diskutonim, ishte dhe Juli…e kupton ku e kam fjalën? Ngaqë është edhe ai, që të jesh edhe ti normal, po nuk ishe ti, a më kupton?

Kryebashkiaku i Shijakut: E kuptoj!

Astrit Avdylaj: Alo, ça the?

Kryebashkiaku i Shijakut: Titi, pa merak them, atje në Durrës rri pa merak, se do jem dhe në ceremoni kshu që rri pa merak.

Astrit Avdylaj: Mirë, prandaj, që do ashtu që të jesj edhe ti me këto më kupton?

Kryebashkiaku i Shijakut: Po po!

Astrit Avdylaj: Mirë faleminderit!

Kryebashkiaku i Shijakut: Hajt ciao ciao!

Përgjimi 4- Avdylaj-kandidatit të PS Shijak: Anulo gjobën

Gazeta gjermane “Bild” ka vijuar me publikimin e përgjimeve të kreut të bandës së Shijakut, Astrit Avdylajt. Në përgjimin e ri zhvillohet një bisedë mes Astrit Avdylajt dhe kryetari të PS, Shijak Elton Arbana. Kreu i bandës së Shijakut i kërkon Arbanës që të telefonojë kreun e INUK, me qëllim që të anulojë një gjobë prej 5 milionësh që ka vënë në një Fermë të Sukthit. Nga ana tjetër, kryetari i PS shprehet se do ta marrë për të anuluar gjobën.

Elton Arbana është njëherësh edhe kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shijakut në zgjedhjet e 30 qershorit.

Elton Arbana: Astrito

Astrit Avdylaj: Ça bone, si ja kalove?

Elton Arbana: Mirë me mirë, ti mirë? Ja tu bo një lojë letra me çunat.

Astrit Avdylaj: A e di ku e kisha hallin unë? A e njef atë drejtorin e INUK-t ti e?

Elton Arbana: E njof mo, Dallandyshja

Astrit Avdylaj: Ore leje Dallëndyshen ti, këtë të Durrësit.

Elton Arbana: Artur Çela, i Bashkisë së Durrësit, i Vangjushit.

Astrit Avdylaj: Po merre o vlla se ska qenë aty Vangjushi, ka shku ka vënë gjoba në fermë të Sukthit. Merre o vlla, thuj o by****ir thuj ke shku aty ke vënë gjoba ka 5 milion. Vangjushi s’është aty është në Zvicër ne Edin

Elton Arbana: Ke nai emër konkret? Kujt i ka von

Astrit Avdylaj: Kujt konkret? Thuj ke vonë gjoba në Fermë, ktheje gjobë. Se nuk është aty Vangjushi. Je tu bo gabim thuj or pis.

Elton Arbana: E mor unë tani direkt. E more vesh që më hoqën mua para na 1 javë.

Astrit Avdylaj: Unë se di kur kush si qysh tek

Elton Arbana: Më hoqën isha unë tek INUK, bëra dhe unë si këto edhe më hoqën fare.

Astrit Avdylaj: Nuk e di unë, po merre atë thuaj se Vangjushi është në Zvicër me Edi Ramën dhe s’du me e marr vetë.

Përgjimi 5- “Edhe Rama do habitet” Avdylaj me vëllain e deputetit PS

Në një tjetër video, gazeta gjermane ‘Bild’ ka publikuar përgjimin mes vëllait të Ilir Ndraxhit, deputeti i partisë socialiste për Shijakun, Arjan Ndraxhi dhe Astrit Avdylaj.

Në video përgjim, Avdylaj i thotë vëllait të deputetit të PS se do të sigurojë një fitore 10-0 në zgjedhje, sa edhe vetë Rama do habitet.

Arjan Ndraxhi: Tito, të rujt Zoti, ç’a bone si je ?
Astrit Avdylaj: Si ja cove Arjano? Mire e Si je?
Arjan Ndraxhi: C’kemi c’bohet
Astrit Avdylaj: Mirë mirë
Arjan Ndraxhi: Hic mo mirë, ja me cunin, ca boni mirë jeni?
Astrit Avdylaj: Hic mo mirë, t’mora për qejf a e kanë thirr gjë apo jo akoma?
Arjan Ndraxhi: Për ku?
Astrit Avdylaj: A i kanë bo ndonjë thirrje (Ilir Ndraxhit) ndonjë gjo vllait apo jo?
Arjan Ndraxhi: Jo mo, ai tha do takohet me ty po dje s’keni qenë se qe Juvja nuk e di, do vi nesër tha në darkë me Ridin, Astritin dhe Julin.
Astrit Avdylaj: Po
Arjan Ndraxhi: Edhe pastaj do takonte edhe ate, Po me Gjushin në fakt ( Vangjush Dako, kryebashkiak i Durrësit) ai do takohet për punë pune si i thonë, si nga ana punës.

Astrit Avdylaj: Ok, Ok, mirë jo unë po pres me një fjalë, nesër, nesër a pasnesër, kupton. Unë, ne me një fjalë e këna n’xhep a kupto vllain tat.
Arjan Ndraxhi: Po, Po
Astrit Avdylaj: Vetëm po presim, ai më tha mu me 25 ishte edhe Eltoni aty, Eltonin e vuni o të 10 o të 11.
Arjan Ndraxhi: Elton Arbanës, mirë, mirë
Astrit Avdylaj: Unë jam duke punu këtu te lagjia ime, me njerëzit, nuk kam dal ndonjëherë në Pazar po jam t’u taku njerëz, cdo njeri .. E kam shumë shumë ashtu dhe do të jemi shumë të nderum edhe nga ai sipër, (Edi Rama) që duhet të na shofi me nji kshu.
Arjan Ndraxhi: Po e vërtet
Astrit Avdylaj: Do t’i japim (Edi Ramës) një 10 me 0 (fitore) që edhe ai vetë të habitet.
Arjan Ndraxhi: Boji një telefon Julit, mos shkoni me pi i kafe aty te puna, mos ashtu
Astrit Avdylaj: Mirë o rob Zoti.
Arjan Ndraxhi: Ti e ke numrin e Julit..
Astrit Avdylaj: Po e kam jo jo se e boj vetë, pa merak , hajde pra gjithë të mirat
Arjan Ndraxhi: Shumë faleminderit
Astrit Avdylaj: C’a flet o , asgjo
Arjan Ndraxhi: Pafshim

PERGJIMI 6- Blerja e votës

Në një nga video shfaqet Astriti duke biseduar me një qytetar, ku në këmbim të votës i ofron edhe pagesë. Edhe pse nuk përmend shumë, ai këmbngul disa herë që të takohen dhe të pinë kafen, çfarë nënkupton ti jap edhe paratë

“Gjashtë përgjimet që pasojnë janë pjesë e një dosje zyrtare të mbikëqyrjes gjyqësore të një hetimi kriminal me numër 339/1, të zyrës së prokurorisë së antimafias sa i përke aktivitetit kriminal të një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës, të njohur si klani kriminal ‘Avdylaj’ në qytetin e Shijakut në Shqipëri. Gjatë muajve të përgjimit, ndodh që në muajt pasues në vend mbahen zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 dhe klani kriminal i Avdylajve përfshihet rëndshëm në blerjen e votave dhe intimidimin e votuesve për llogari dhe në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarët e lartë të Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama, përfshi kryebashkiakun e Durrësit, qytetit të dytë më të madh në Shqipëri,” shkruan Bild.

PERGJIMI

Astrit Avdyli: Vëllai si ja çove?

Votuesi: A je mirë?

Astrit Avdyli: Si je?

Votuesi: Mirë vëlla.

Astrit Avdyli: Epo mirë. Më njef mua? Po kur thua do ta jap votën, nuk e njef as telefoni.

Votuesi: Oooo shef Astriti…

Astrit Avdyli: Ça bëhet, si je?

Votuesi: A je mirë lale? Je i mirë për zotin.

Astrit Avdyli: Rrofsh edhe ti. Të kam marrë për votën, e din vetë me një fjalë.

Votuesi: Ma the një dite tek shpija.

Astrit Avdyli: Që ta kesh të qartë, nuk duhet t’i thuash asnjërit, as Gon Dukës (deputet në Parlament). Ne jena për PS-në, për Ilir Ndraxhin.

Votuesi: Unë me ta thënë, e marr për çdo gjë

Astrit Avdyli: Rrofsh faleminderit, kur do e pimë një kafe?

Votuesi: Kur të duash o burrë. Ej dëgjo tashti. Nuk njifem vetëm me ty (nga familja Avdylaj në Shijak). Njifem edhe me Niçen, Çimin. Unë me ju kam qenë përherë.

Astrit Avdyli: Faleminderit shumë.

Votuesi: Nuk bëhet fjalë njëherë.

Astrit Avdyli: Desha me fol edhe një çik me vëllain tat, me Jarin.

Votuesi: Me Jarin?

Astrit Avdyli: Po.

Votuesi: E mirë, i them unë

Astrit Avdyli: Desha me fol edhe një çik me Jarin, por edhe do folim, e kupton vet ti me një fjalë, se kafja është…(duke ju referuar pagesës për votat)

Astrit Avdylaj: Rrofsh shumë faleminderit. Kur ke kohë që ta pijshim një klafe?

Votuesi: Kur të duash ti

Astrit Avdyli: Unë në shpi jam, nëse do.

Votuesi: Mirë vëllai, mbase vij një ditë kshu

 

 

 

 

 

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.