Pas mashtrimit me çmimin e ilaçit, 400 milionë lekë gjobë për CFO Pharma

Abuzimi me çmimin e medikamentit soludamin nga subjekti farmaceutik “CFO Pharma”, duke e shitur atë 18 herë më shumë se sa çmimi që kishte miratuar komisioni i çmimit të barnave do t’i kushtojë kësaj kompanie një gjobë 10 fish sa përftitimi në mënyrë  abuzive që ka pasur kjo kompani nga shitja e Soludaminës.

Kjo deklarohet nga Agjensia Kombëtare e Barnave, në një reagim të parë të këtij institucioni  i cili kontrollon tregun e medikamenteve në vendin tonë. Burime të Top Channel thonë se gjoba 10-fish për përfitimin abuziv mund të shkojë deri në 400 milion lekë ndaj “CFO Pharma”. Dhe ky është vetëm penalizmi i parë që merr kjo kompani, pasi çështja po ndiqet edhe nga Prokuroria . Në deklaratën e Agjencisë së Barnave thuhet se i janë përcjellë organeve kompetente për ndjekje informacioni me konkluzionet e kontrollit të të bërë nga kjo agjenci, në bashkëpunim me sektorin kundër Krimit Ekonomik në lidhje me pullën e vendosur në barin “Soludamin”.

Kujtojmë se nga investigimi i bërë nga Top Channel, rezultoi se CFO Pharma e blinte ilaçin me një cmim 4.8 lekë dhe ua shiste pensionistëve 18 herë më shtrenjtë  kundrejt 1340 lekëve, duke ndryshuar dhe çmimin në pullën e miratuar nga Komisioni i çmimit të barnave.



Përveç gjobës nga Agjencia e Barnave, edhe Prokuroria ka nisur hetimet ndaj “CFO Pharma” dhe administratorit të saj, i cili ka kryer shkelje penale.

 


Comments are closed.