Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Avdylaj kërkon heqjen e gjobave: I thuaj atij 'b*thq*mit...se nuk dua të shqetësoj Gjushin

Në një tjetër përgjim është komunikimi mes Avdylajt dhe Elton Arbanës,  i forti i Shijakut i kërkon që të ndërhyjë te drejtori i INUK-ut Artur Çela, në mënyrë që ti heqë disa gjoba për ndërtimet e tij.

Astrit Avdylaj i thotë se Dako nuk është në Shqipëri, dhe për këtë ai nuk dinte se kujt t’i drejtohej.

Avdylaj: A e di ku e kisha hallin, e njeh drejtorin e INUK

Arbana:  E njoh mo, atë Dallëndyshen

Avdylaj: Jo Dallëndyshen jo, atë të Durrësit mo, një Artur

Arbana: Artur Çela, është i Bashkisë së Durrësit ai

Avdylaj: Eee, i Shijakut është ai?

Arbana: Jo, jo është i Vangjushit

Avdylaj: Po s’ka qenë Vangjushi këtu ndaj, se është andej me Edin, mere dhe i thuaj që ke vënë gjoba në, o bythqim, ka shku në Fermë të Mësuesit duke vënë gjoba, se nuk e marr dot Vangjushin.

Arbana: Ke ndonjë emër se kujt ia ka vënë?

Avdylaj: Thuaji ke bërë gabim o pis, se unë skam ku marr se Vangjushi është me Ramën në Zvicër

Arbana: E mor vesh, po mua më kanë hequr para një jave

Avdylaj: Unë nuk e di

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore