Shkrehu armën e shërbimit mbi shokun, rrëfehet gardisti: Ishim duke…

Florjan Hysa, gardisti që plagoi me armën e shërbimit shokun mbrëmjen e djeshme ka rëfyer si ka ndodhur ngjarja. Sipas 22-vjeçarit plagosja ka ndodhur nga pakujdesia.

Sipas 22-vjeçarit, ai dhe i plagosuri kanë qenë miq me njëri-tjetrin, ndërsa mbrëmjen e djeshme kanë qenë bashkë duke luajtur me armë dhe e ka plagosur pa dashje. Pas ngjarjes ai deklaron se e ka çuar në spital së bashku me të vëllain e të plagosurit.



Ndër të tjera mësohet se Hysaj kishte pak kohë që kishte filluar punën ë Gardën e Republikës dhe nuk shoqëronte ndonjë person të caktuar.

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.