Lamtumira për parodistin/ “Vajtojnë” dhe muret e “Petro Markos”

Mesditën e kësaj të hëne i është dhënë lamtumira e fundit, mjeshtrit të madh, parodistit të Vlorës, Muhamet Liko.

Homazhet për nder të mjeshtrit të madh janë zhvilluar në hollin e teatrit “Petro Marko” të Vlorës. Në këtë ceremoni përkujtimi, përcjellje, nderimi për parodistin që na dhuroi kaq shumë buzëqeshje, kanë qenë prezentë miq, dashamirës, qytetarë të Vlorës, personalitete të jetës politike, kulturore, të qytetit por jo vetëm.

Për të nderuar Muhamet Likon kanë qenë të pranishëm personalitete nga çdo trevë e shqiptarisë, të cilët mes lotëve shprehën dhimbjen e madhe të humbjes së Metit dhe njëkohësisht shprehën ngushëllimet e tyre, për këtë humbje të madhe.



Një kurorë me lule në shenjë mirënjohje për Metin u dërgua në Vlorë edhe nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Për të gjithë Muhamet Liko nuk është vetëm parodisti i Vlorës, është parodisti i të gjithëve.

Personi që me humorin e tij u rritën breza me rradhë, Liko është humbje e madhe për gjithë Shqipërinë. Paroditë e tij do të mbahen mend brez pas brezi si dhe humori që ai dhuroi nuk do të shuhet kurrë. I paharruar Muhamet Liko!


©Copyright Gazeta SHQIP



Comments are closed.