Të fiksuara pas telefonit të të dashurit? Ja si mund të shpëtoni

Numri i femrave që nuk mund të rrinë dot pa e kontrolluar telefonin e të dashurit, ose bashkëshortëve është më i madh se mund të imagjinohet. Psikoterapistët e çifteve shprehen se pjesa më e madhe e çifteve që vijnë për terapi, tregojnë se, janë të fiksuar pas telefonit të njëri-tjetrit.

Në pjesën më të madhe janë partneret ato që mendojnë se “e dashura” ose “rivalja” e tyre fshihet në telefon.

Ky trend gati shkatërrues për shumë marrëdhënie, i cili nga një gjest i zakonshëm dyshimi kthehet në një xhelozi që kthehet në një objekt zënkash mes çifteve, është vesi më i dëmshëm për një marrëdhënie.

Për të gjithë ata që janë të fiskuar pas kontrollit të telefonit të bashkëshortit ose të dashurit, ja disa këshilla.

1- Nëse në telefonin e tij ti gjen një mesazh të dyshimtë, apo një përshëndetje të mbushur me buzëqeshje që një kolege ia dërgon bashkëshortit, mos kërko të gjesh gjithnjë diçka përtej saj. Mund të jetë thjesht një dialog kolegësh e asgjë më shumë, i njëjti dialog që mund të ndodhë e ty në ambientet e punës.

2- Nëse mesazhi që lexove është një mesazh dashurie, atëherë kjo është shenja e parë e një tradhtie. Thjesht qetësohu dhe bisedo me bashkëshortin tënd. Nëse vërtet një lidhje e tillë ekziston atëherë je ti që vendos për fatin e kësaj lidhjeje, por mos u merr me dyshimin, ai mund të shkatërrojë.

3- Je e bindur se ai ka një lidhje tjetër, pasi vonohet mbrëmjeve në shtëpi dhe punon fundjavave?

Mezi pret që ai të shkojë në dush që të kontrollosh telefonin? Kur nuk gjen gjë përveç mesazheve të punës, atëherë mendon se ai i ka fshirë. Nëse je në këtë situatë atëherë përpiqu të kontaktosh një terapist. Nuk duhet të vazhdosh më tepër. Dyshimi mund t’ju çojë në divorc.
4-Harroje telefonin. Kujto kohët e dashurisë dhe të besimit. Nëse një raport është i bazuar mbi besimin, atëherë martesa juaj do të jetë e gjatë.
5-Ki besim tek vetja. Shihu në pasqyrë. Askush nuk mund të jetë më e mirë se ty.

Gazeta Shqip









Comments are closed.