Rama, apel opozitës para protestës: Trimat nuk bëjnë dhunë!

Kryeministri Rama ka bërë një krahasim nga Lezha mes Partisë Socialiste dhe opozitës, kush punon më shumë dhe kush fle gjumë më shumë.

Kreu I qeverisë tha se ata bërtyasin nga frika dhe nuk nuk I pengojnë dot reformat e nisura.

“Ata janë pak, ne jemi shumë, ata janë dembelë. Dëgjojini kur flasin, përtojnë edhe të mendojnë dhe nxjerrin nga goja ato që çdo prind u thotë fëmijëve se janë fjalë të ulëta. Janë të paaftë veç se janë edhe dembelë, ndërsa ne nuk jemi të përsosur, jemi të gabueshëm, por jemi punëtorë dhe të përkushtuar, – u shpreh Rama. – Ata janë frikacakë, e keni parë filmin “Beni ecën vetë”, kur Beni e humbet në pyll dhe këndon me zë të lartë… ata bërtasin për të trembur frikën e tyre dhe nuk trembin dot askënd dhe janë të alarmuar nga reforma në drejtësi, nuk e kanë dashur që ditën e parë, nuk e duan as sot, por sot ndryshe nga dita e parë e dinë që nuk e ndalin dot dhe paniku i shtyn në një rrugë ku vetëm kokën e tyre mund të thyejnë e Shqipërisë e shqiptarëve nuk i bëjnë dot asgjë”.



Sipas tij, “paniku i çon ata në rrugën e dhunës, trimat nuk bëjnë dhunë, kur në sistemin demokratik, trimëria nuk matet sa muskuj ke, por matet me kurajë për të bërë reformat ë vështira.v Ata janë komplet të verbëruar nga dëshpëruar, ndërsa ne jemi zgjedhur të udhëhqeim”.


Comments are closed.