Njolla gjaku, rrëmujë dhe kaos! Çfarë po ndodh te Parlamenti? (Foto)

Protestuesit e opozitës vijojnë të hedhin fishekzjarrë edhe kapsolla në drejtim të forcave të policies para Parlamentit.

Ndërkohë që nga hedhja e mjeteve piroteknike kanë mbetur të lënduar një operator i mediave private dhe një protestues, të cilët kanë pësuar dëmtime në gjymtuare.

Protestuesi është shoqëruar në spital, ndërkohë që kameramani vazhdon të qëndrojë në krye të detyrës.

Policia e Shtetit është kundërpërgjigjur protestuesve me ujëhedhëse dhe gazlotsjellës, por ka bërë thirrje të vazhdueshme për të ndaluar sulmet.

Ndërkohë që ministri Lleshaj ka bërë të ditur se një efektiv policie ka mbetur i dëmtuar nga sulmi me mjetet piroteknike.









Comments are closed.