“Në burg kush prek zgjedhjet”, Rama: Pyesni atë plakun në Tiranë!

Gjatë fjalimit të tij në Lezhë, ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Pjerin Ndreu, kryeministri Rama përsëriti edhe një herë se të gjithë ata që do të përpiqen të prekin zgjedhjet, do të shkojnë në burg.

Përveç kësaj, shtoi Rama, të gjithë ata persona që do të përfshihen në incidente, nuk do të lejohën të hyjnë në BE dhe SHBA.



“Ai (i referohet kreut të PD, Basha) kërkon të bëjë një turp që do na damkoste para gjithë botës, një turp që do dëshmonte atë që kanë thënë shkrimtarët e gjithë botës dekada më parë, se shqiptarët janë njerëz që nuk bëjnë dot shtet, kjo sepse nuk na mundin dot në zgjedhje dhe kanë frikën nga drejtësia që t’i fshihen si djalli temjanit, – nënvizoi kryeministri. – Ne nuk duam asnjë njeri që të shkojë në burg që të shkojë pas tyre në këtë aventurë çmendurake, por gjithkush duhet ta dijë se ça ndodh sot, se sot janë dhjetra në qeli, që janë nxitur prej tyre që të djegin institucionet. A ia vlen të humbësh lirinë tënde dhe të shkosh në burg, se ata që nuk çirohen nga drejtësia?

A ia vlen që të hysh në burg për zgjedhjet e të mos shkosh në Itali, BE e Amerikë dhe nëse nuk e besoni këtë, pyesni atë plakun që është në Tiranë, ua thotë ai…”, – deklaroi Rama, duke iu referuar në këtë rast ish-kryeminisrtrit Sali Berisha.


Comments are closed.