Basha mbyll protestën pas 3 orësh: Dita e fundit kur foli arsyeja!

Ka zgjatur tre orë protesta e opozitës ditën e sotme, mes dhunës, fishekzjarrëve dhe të plagosurve nga radhët e policisë dhe tubuesve.

Kryetari i Partisë Demokratike ka thënë se populli dhe opozita e bashkuar nuk do ta lejojnë Ramën të mbajë pushtet me dhunë.

“Ta harrojë se do ta mbajë pushtetin me dhunë, për të imponuar krimin Rama me bandën e tij, shqiptarët nuk do pranojnë marrjen e pushtetit me dhunë. Ne do luftojmë kundër atyre që nuk kanë asgjë të përbashkët me policinë. I them sot Edi Ramës dhe zuzarit të tij sadist, Sandër Lleshaj, se asgjë nuk na ndal. E sotmja është dita e fundit kur argumentet e arsyes po mbarojnë dhe në protestën e ardhshme fjalën do ta ketë vetëm sovrani dhe vetëm ju. E gjithë bota e ka parë që ky është një pushtet që mbrohet me dhunën e krimit. Hapini rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme. Lëreni sovranin të flasë me votën e lirë dhe jo me kërcënimet e bandave kriminale që i thotë qeverisë”, – tha Bashas, i cili e mbylli protestën duke kënduar himnin kombëtar.









Comments are closed.