Lot e dhimbje, Vlora nderon të madhin Muhamet Lika… Lamtumirë! (FOTO)

Ndarja e papritur nga jeta e aktorit të humorit Muhamet Lika, preku thellë të gjithë kolegët e tij edhe publikun, të cilëve i ka dhuruar të qeshura pafund.

Dhjetëra qytetarë të Vlorës, si dhe familjarë të aktorit, janë mbledhur mbrëmjen e sotme në teatrin “Petro Marko”, ndërsa kanë ndezur qirinj në nderim të humoristit.

Trupi i pajetë i aktorit pritet të mbërrijë në Vlorë nga Italia ku ishte i shtruar në spital, në ditët e para të javës së ardhshme.

Muhamet Lika, pjesë e grupit 4 Parodistët e Vlorës, u nda nga jeta dy ditë më parë në moshën 64-vjeçare, si pasojë e një ataku në zemër.





Comments are closed.