Aksidenti masiv/Përplasen 6 automjete në Tiranë-Durrës, ka të plagosur

Disa automjete janë përfshirë në një aksident masiv në autostradën Tiranë-Durrës. Aksidenti është shënuar në afërsi të Maminasit ku 6 automjete janë përplasur mes tyre.

Për pasojë janë lënduar dy persona, të cilët u transportuan në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.



©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.