Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Lejet e ndërtimit, ka bashki dhe vetëm me nga një leje

Në tremujorin e parë të viti 2019 janë miratuar gjithsej 245 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 221 leje të miratuara në tremujorin e parë të viti të kaluar, duke shënuar një rritje prej 10,9 për qind.

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e parë 2019 është 581.236 metra katror, ndësa në vitin 2018 ka qenë 200 mijë e 944 metra katror.

Qytetet me numrin më të madh me lejet e ndërtimit është Tirana me 94 të tilla, më pas Durrësi, Elbasani dhe Lezha. Ndërsa me numrin rekord të lejeve të dhënave janë qarqet Dibër dhe Kukës me vetëm nga një të tilla.

 

Në lejet e ndërtimit përfshihen jo vetëm ndërtesa për banim, por edhe hotele, qendra tregtare e të tjera. Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike, në tremujorin e parë 2019 është 25,2 miliardë lekë nga 10,2 miliardë lekë miratuar në tremujorin e parë 2018.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore