Foto që të thyejnë zemrën/ Parodistët e Vlorës shpërthejnë në lot për shokun e tyre

Shqipëria ka humbur dje një prej aktorëve më të mirë të humorit, Muhamet Likon, njëri prej parodistëve të Vlorës.

Sot në teatrin “Petro Marko” në Vlorë po zhvillohen homazhe dhe nga fotot e publikuara nga newsbomb tregohen lotët dhe dhimbja e madhe e kolegëve.

Katër parodistët Mane Lumani, Afrim Agalliu, Agron Hamo dhe Muhamet Liko, sillnin në skenë emocione të mëdha për publikun që i përkiste dhe i përket disa brezave me humorin spontan dhe goditës.

Si shpërblim ata kanë korrur duartrokitje pa fund, respekt dhe mirënjohje për shkak të artit të tyre që e çonte publikun në një dimension tjetër çdo herë që dilnin në skenë.





Comments are closed.