Erdit Asllanaj, një “one man show ” për raportet burrë-grua!

“Shpellari” vepra e shkruar nga Rob Becker do të ngjitet sot premierë në skenën e Teatrit Eksperimental Kujtim Spahivogli, nën interpretimin e aktorit Erdit Asllanaj, e regji të Nelson Mulla. Vepra e cila në fokus ka evolimin e njeriuit të shpellave deri në ditët e sotme, do të vijë nën interpretimin komik të Asllanajt, në formën e një one man shoë.

A ka ndryshuar Mashkulli që nga koha e shpellave?

Nga se vijnë keqkuptimet, zënkat, kontradiktat në çift? A do të bëjnë ndonjëherë paqe në “luftën” e përjetshme femra dhe mashkulli? Të gjitha këto marrin përgjigje te “Shpellari” madje ne bashkërisht vendosim kush do ti laj pjatat.
Një këndvështrim ndryshe, me detaje që nuk i keni vënë re në jetën tuaj të përditshme, por janë aq të rëndësishme sa vakti mëngjesit dhe gjumi i drekës.
Shpellari është cilësuar si një terapi çifti. Autori, Rob Becker, ka studiuar psikologji dhe antropologji para se të shkruante këtë vepër që në Amerikë ka thyer rekorde. Argumentat janë bindëse. Të gjithë dalim të fituar. Vepra do të ngjitet në skenë deri më 2 qershor.









Comments are closed.