“REJSI FARMA” – 20 vite histori suksesi për gjigandin që transformoi tregun shqiptar të farmaceutikës

Plot 20 vite në treg, me një histori të mbushur me profesionalizëm, përgjegjshmëri dhe vullnet për t’u sjellë shqiptarëve barnat me standarde si në Bashkimin Europian, “REJSI FARMA” është sot gjigandi vendas i farmaceutikës.

Valëvitja e këtij flamuri suksesi fsheh pas një emër dhe ajo është Merita Sheqi, e cila e nisi aktivitetin e biznesit në vitin 1999 me bashkëshortin e saj Nexhatin dhe në dy dekada me përkushtim, ia doli që “REJSI FARMA” ta kthejë në një emër familjar për shqiptarët.

Gjithçka vetëm me korrektesë dhe angazhim maksimal, duke ndërtuar përgjatë 20 viteve edhe partneritet me emrat më të njohur ndërkombëtarë në tregun e farmaceutikës.

Merita dhe Nexhat Sheqi, zotërojnë sot një nga bizneset më serioze në tregun e barnave, me “REJSI FARMA” që në 2018 qarkulloi rreth 31 milionë euro. E ta mendosh që aktiviteti në këtë fushë nisi vetëm dy vite pas trazirave të 1997-ës, kur të gjithë shqiptarët zgjodhën të emigronin.

Për zonjën Sheqi, e gjithë kjo tregon profesionalizëm.

“Kur vendosëm të përfshiheshim në këtë biznes mungonin rregullat dhe tregu ishte i mbushur plot me produkte të pakontrolluara dhe konkurrenca e pandershme ishte egërsisht e përhapur”, tregon znj. Merita.

Ndërkohë, të ardhurat e kompanisë thuajse janë 10-fishuar gjatë 20 viteve në një treg ku konkurrenca është e lartë, shpesh edhe e pandershme. Me “REJSI FARMA” që gjithmonë ka ecur me hapin e teknologjisë për të imponuar standarde në treg, duket se gjigandi shqiptar i farmaceutikës e ka “pushtuar” tregun.

Partneriteti me kompanitë më të mëdha në botë si : Shiringu , Glaxos , Novartism, apo Frisenius etj. e kanë shndërruar “REJSI FARMËN” edhe në një sipërmarrje të besueshme ndërkombëtarisht.

Kjo padyshim e katapultoi kompaninë e zonjës Sheqi në vitin 2004 në ceremoninë për Sipërmarrjet më të Suksesshme, që u zhvillua në Paris dhe ku arriti të marrë edhe kupën e artë, ndërsa çmime të tjera e pasuan përgjatë viteve.

“Të sjellësh emra të mëdhenj ndërkombëtarë nuk është vetëm një kontratë për të shitur prodhimet e tyre në tregun tonë. Para se të ndodhë kjo, duhen plotësuar kushte, rregulla, infrastrukturë dhe, mbi të gjitha, kërkohet besueshmëri. Standardet kërkohen dhe monitorohen në mënyrë të vazhdueshme nga kompanitë globale, teksa rregullat ndryshojnë çdo ditë dhe përshtatja është në vijimësi”, konstaton znj. Sheqi.

Bashkëpunimi me gjigantët e farmaceutikës ndihmoi jo vetëm “REJSI FARMËN” në biznesin e saj, por edhe tregun shqiptar, pasi u sollën praktikat më të mira të standardeve të ruajtjes dhe tregtimit të barnave.

Me risitë që adoptoi, “REJSI FARMA” u shndërrua në një institucion “mësimor” në tregun shqiptar të tregtimit të barnave dhe gjithçka ka ndikim pozitiv në mirëqenien e vendit, pasi produktet e tregtuara janë mjaft të ndjeshme për shëndetin e popullatës.

Ndërkohë, “REJSI” përveç partneritetit me komani prestigjioze ka investuar edhe në ambiente moderne për magazinimin dhe distribuimin e barnave të vendosura përgjatë autostradës Tiranë – Durrës.

Ky është një mjedis unik në Shqipëri që përmban pajisjet më bashkëkohore së bashku me sistemet e fundit logjistike, të pajisura me shërbimet IT software që sigurojnë shpejtësi shumë të lartë në operacionet e gjurmueshmërisë. Logjistika e re i përmbush të gjitha synimet e partnerëve për të ruajtur dhe për të shpërndarë barnat e tyre në tregun shqiptar.

Sot, kompania ka një numër shumë të madh klientësh dhe ka ndërtuar një sistem informacioni të tillë që merr ‘feedback’, që i shërben përmirësimit të mëtejshëm të aktivitetit.

“REJSI FARMA” është distributori kryesor farmaceutik në tregun shqiptar, duke ofruar cilësi të lartë produkti në farmaci, spitale, klinika, qendra shëndetësore dhe palë të tjera të interesit.

“REJSI” mbulon të gjithë territorin shqiptar, duke furnizuar drejtpërdrejt qindra farmaci dhe klientë të tjerë. Ditë për ditë, agjentët e shitjes punojnë në çdo qytet shqiptar, duke menaxhuar individualisht secilën nga kërkesat e klientëve.

Përveç garantimit të furnizimit me kualitetit të lartë, të shpejtë dhe të rregullt për klientët me barna të standardit të lartë, pajisje mjekësore, ushqim shtesë, kozmetikë dhe produkte të tjera shëndetësore, “Rejsi” kryen shërbime shtesë në industrinë e farmaceutikës, duke ju ofruar partnerëve të saj “Shërbime rregullative” lidhur me regjistrimin e barnave ose pajisjeve mjekësore brenda territorit tonë, konform rregullave të BE-së.









Comments are closed.