Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

“Kënga Magjike”, Ardit Gjebrea bën ndryshime, ja si do votohet!

“Kënga Magjike” është një nga kompeticionet më serioze dhe më të rëndësishme të tregut muzikor shqiptar. Çdo vit spektakli pritet me vëmendje të veçantë dhe cilësia veçse rritet çdo edicion.

Megjithatë si në çdo konkurs, ka persona të cilët ankohen për mënyrën se si zgjidhet fituesi/ja. Duke qenë se në “Kënga Magjike” artistët votojnë njëri tjetrin dhe shpesh kjo sjell hatërmbetje, producenti Ardit Gjebrea ka vendosur ta ndryshojë formulën këtë vit.

“Këtë vit në #kengamagjike veç artistëve në netët finale do të votojë edhe publiku, këtë vit do të votojë edhe Juria e New Artist, vetë Juria këtë vit do të ketë ndryshime, këtë vit… nuk po i tregoj të gjitha, di vetëm që ky edicion do të jetë thjesht ai që do donte publiku dhe artistët! Ndaj kush mendon të jetë pjesë e magjisë 2019, le të fillojë përgatitjet që tani, të tjerat na i lini ne…” – ka përfunduar ai.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore